Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonist i një episodi të pazakontë përpara startit të sfidës kundër Atalantës.
“Gjiganti” suedez në tentativë për të karikuar tifozët e pranishëm në momentin që autobusi i skuadrës po i afrohej “San Siros”, ka goditur me forcë xhamin e përparmë, i cili është krisur. Një tjetër moment ikonik ky, nga ata që vetëm Zlatan mund t’i dhurojë.
Zlatan “Bruce Banner” @Ibra_official
Rompe il vetro del pullmann con un paio di manate 😂pic.twitter.com/5ZjWCLzZVn
— Simone Cristao (@SimoneCristao) May 15, 2022
Xhami nis të kriset pas goditjeve të suedezit, teksa video është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë miliona shikime. Edhe në momentet kur është në plan të dytë, kur qëndron në stol, suedezi di si të shkaktojë jehonë.
Arena e Lajmit
Loading…