“Viktima ruhej”, Artan Hoxha: Pse shpërthimi i makinës së Aleksandër Sadikajt është i ngjashëm me atë të ish-Nisharakut, ja ku mendohet se është vendosur mina

Shperthimi Te Tegu Dhe Ish Nshraku

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se nuk ishte e lehtë që t’i afroheshe Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë në një atentat me lëndë plasëse ndaj makinës së tij.

Sadikaj mbeti viktimë e një atentati me eksploziv më 11 qershor në rrugën afër Saukut. Gazetari Artan Hoxha tha sot për Abcnews se viktima ruhej dhe se nuk ishte e lehtë që të vendosej mina në makinë.

Sipas tij, me shpërthimin e fundit që është regjistruar në Tiranë, në zonën e ish-Nsharak, dhe kësaj ngjarje ka një të përbashkët, pasi ka pamje vizive mbi automjetin.

“Autorët kanë pasur burime financiare të mëdha dhe njerëzore. Kanë qenë të motivuar për ta bërë këtë punë. Nga të dhënat e deritanishme dhe mënyra se si është realizuar atentati, ku shpërthimi i fundit ishte ai në Nisharak, kanë një gjë të përbashkët, ka pamje vizive mbi automjetin. Automjeti me të cilin lëvizte viktima ka bërë një itinerar, ku ai dhe ruhej, pasi në banesë në Sauk atij nuk kishin ku t’ia vinin minën. Ai kishte një lokal pas Keshit. Mina ka të ngjarë që të jetë vendosur në atë zonë. Viktima po shkonte në drejtim të Memalijat. Autorët e kanë ndjekur, kanë parë momentin. Po të shihni rrugën sa vjen nga Sauku dhe deri te Teg, është me gjerë. Vendi ku rruga vjen e ngushtohet, edhe për shkak të punimeve, aty është rrethrrotullimi ku ulet dhe shpejtësia.”, tha Hoxha.

Arena e Lajmit

“Viktima ruhej”, Artan Hoxha: Pse shpërthimi i makinës së Aleksandër Sadikajt është i ngjashëm me atë të ish-Nisharakut, ja ku mendohet se është vendosur mina

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook