VIDEO/ Ndërhyrja horror, Hazard i thyen 2 kocka kundërshtarit

Eden Hazard, u bë protagonist me një ndërhyrje të ashpër në sfidën e ditës së djeshme ndaj Kadizit. Në minutën e 75-të, ylli belg, teksa po tentonte të zotëronte topin, ndërhyri me takë në këmbën e mbrojtësi të skuadrës mike, Akapon, duke e detyruar këtë të fundit të dilte nga ndeshja.

Hazard

Mbrojtësi i Kadizit, ka postuar në rrjetet sociale një foto të tmerrshme të këmbës së tij të çarë dhe të gjakosur duke e lënë atë me dy kocka të thyera.

Demtimi

Në një postim në Twitter ai shkroi: “Falenderoj njerëzit që u kujdesën për mua, dy kocka janë thyer. Tani më duhet që të marr veten”. Ky dëmtim pritet ta lërë jashtë futbollistin e Kadizit, ndërkohë që Hazard ia hodhi me vetëm një karton të verdhë.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Ndërhyrja horror, Hazard i thyen 2 kocka kundërshtarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook