“Po qan se është me të vërtetë e shtrenjtë”, Murinjo tregon takimin me mikun Roxhers: Ja kush duhet ta fitojë finalen shqiptare

Zhoze Murinjo ka krijuar një miqësi  të veçantë me Brendan Roxhers gjatë viteve të tij në Angli dhe se kjo nuk është prishur as nga fakti se Roma e tij është ndeshur me Leistërin që drejtohet nga tekniku britanik. Dy skuadrat barazuan 0-0 sfidën e parë në Angli, në një takim ku Murinjo takoi mikun e tij dhe zbuloi se kishte marrë një dhuratë shumë të veçantë prej tij.

murinjo

“Ai më solli shishen më të mirë të verës portugeze. Ai po qan, se është me të vërtetë e shtrenjtë! Por ai dëshironte të më sillte shishen e verës portugeze më të preferuar për mua dhe është me të vërtetë e vështirë për t’u gjetur. Nuk e di se si e gjeti, por e di se si e ka paguar!”, tha portugezi në konferencë për shtyp para gazetarëve.

“Mendoj se javën e ardhshme do të pi, pavarësisht si do të shkojë rezultati. Por jam i lumtur që e takova, jam i lumtur me karrierën që po bën dhe të dy ndajmë një dëshirë. Fituesi i finales në Romë, duhet të fitojë edhe finalen shqiptare” tha Murinjo për takimin me Roxhers i cili ishte trajner në akademinë e Çelsit kur portugezi drejtonte londinezët.

Arena e Lajmit

“Po qan se është me të vërtetë e shtrenjtë”, Murinjo tregon takimin me mikun Roxhers: Ja kush duhet ta fitojë finalen shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook