“Dy vite e gjysmë të mrekullueshëm”, ish-lojtari i Partizanit dhe Skënderbeut i jep lamtumirën klubit në Rumani

Realdo Fili ka vendosur të largohet nga klubi i Botoshanit. Sulmuesi shqiptar, i cili u transferua në fillimin e vitit 2000 në radhët e klubit rumun, ka vendosur të mos rinovojë me këtë skuadër, duke kërkuar një eksperiencë të re, edhe pse nuk dihet ende destinacioni i tij i radhës.

fili

Fili, i cili në vendin tonë ka luajtur me Apoloninë, Partizanin, Kamzën, Skënderbeun dhe Luftëtarin, ka luajtur 55 ndeshje në kampionat me Botoshanin, duke shënuar 8 gola me këtë skuadër e duke e ndihmuar që të siguronte qetësisht mbijetesën në elitë.

WhatsApp Image 2022-05-16 at 3.59.06 PM (1)

“Dua të falënderoj Botoshanin për këto 2 vite e gjysmë të mrekullueshëm. Faleminderit të gjithëve që punuan me mua gjatë kësaj periudhe, të gjithë stafit dhe lojtarëve që më ndihmuan të rritem, të mësoj dhe gjithmonë më bënë të ndjehem si në shtëpi. Isha i nderuar që isha një prej jush”, shkruante Fili në postimin e “lamtumirës” nga klubi rumun.

Arena e Lajmit


Loading…

“Dy vite e gjysmë të mrekullueshëm”, ish-lojtari i Partizanit dhe Skënderbeut i jep lamtumirën klubit në Rumani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook