VIDEO/ Ishte kthyer në “makthin” e banorëve të Kuçovës, arrestohet hajduti 40-vjeçar. Si futej në banesa e merrte bizhuteri dhe sende me vlerë

Xfdsxfdfd

Pas vjedhjeve të kryera në disa banesa në qytetin e Kuçovës, efektivët e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë mundur të arrestojnë mbrëmjen e sotme autorin e këtyre vjedhjeve,40-vjeçarin Alvaro Jani Merka.

Vjedhjet janë kryer të gjitha në muajin Prill të këtij viti dhe çdo vjedhje kryhej gjatë natës, nëpërmjet shqyerjes së dyerve kryesore të banesave. I kthyer tashmë në “makthin” e banorëve të qytetit, këta të fundit kishin filluar të bënin edhe vetë roje natën për të kapur hajdutin. 40-vjeçari Merka është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesave ku edhe ka kryer vjedhjet dhe mbrëmjen e sotme ka rënë në prangat e policisë.

https://youtube.com/shorts/Nr3RJuIMRo0

Vetëm gjatë muajit Prill 2022 ai ka vjedhur 3 banesat e shtetasve: Agim Qorraj,Fatmir Minxhq dhe Nikollaq Ndina, të treja në lagje të ndryshme të qytetit të Kuçovës.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se Merka ishte i mirëinformuar për sendet me vlerë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banesat ku hynte për të kryer vjedhjet. Të njëjta burime konfirmojnë se mes sendeve të vjedhura e të sekuestruara janë gjetur bixhuteri,sende me vlerë,para,pije akloolike etj.

VIDEO/ Ishte kthyer në “makthin” e banorëve të Kuçovës, arrestohet hajduti 40-vjeçar. Si futej në banesa e merrte bizhuteri dhe sende me vlerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook