Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, do të zhvillojë mbledhjen më datë 3 qershor, (të premten).
Njoftimi është me dije nga Edi Paloka ndërsa ka theksuar se mbledhja do të mbahet në oren 17:00.
Bëhet me dije se në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Njoftimi:
Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Edi Paloka -Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD
Kujtojmë se këtë shtunë u zgjodhën anëtarët e rinj të Kryesisë së PD.
Nga 20 anëtarë që duhet të jenë në total, 14 prej tyre janë burra që kanë arritur të sigurojnë më shumë vota vota dhe 6 janë gra.
Me i votuari ishte deputeti Belind Këlliçi me 192 vota. Nga gratë Fatbardha Kadia 141 vota.
Arena e Lajmit