Refuzoi të luante me flamurin e LGBT-së, në Francë akuzojnë futbollistin e PSG-së për…krim

PSG arriti një tjetër fitore në Ligue 1 këtë fundjavë, kësaj radhe përballë Montpelier, me shifrat 4-0. Por në këtë sfidë refuzoi të merrte pjesë mesfushori Idrisa Gueje, i cilin nuk pranoi të vishte uniformën e ekipit.

gueje

Arsyeja ishte se PSG vinte me një fanellë që mbante flamurin e LGBT-së te numrat e lojtarëve, me mesazhin për të luftuar homofobinë.

Mesfushori nga Senegali e ka shprehur më përpara që është një besimtar i fesë islame dhe për këtë arsye nuk e mbështet këtë nisëm.

Kjo gjë ka bërë që në Francë të ngrihen tensione mes fansave, të cilët nuk u kursyen me komentet ndaj Guejes dhe vetë PSG-së.

“Homofobia nuk është një opsion, por një krim. Liga dhe PSG duhet ta bëjnë Gana Guejenë të shpjegojë këtë veprim shumë shpejt dhe ta ndëshkojë siç duhet”, ishte një prej komenteve të bëra në drejtim të klubit.

Gjithashtu për këtë gjë foli dhe presidenti i Federatës së Sporteve LGBT+ në Francë, Erik Arasus, i cili u shpreh: “Idrisa Gueje është një lojtar i madh, por besimi nuk është pjesë e sporteve. Çdo lojtar mori pjesë në këtë nismë, përveç tij. Ai duhet të sanksionohet. Justifikimi i Guejesë tregoi se klubi dhe Liga e lanë që homofobia të ndodhte”.

Arena e Lajmit


Loading…

Refuzoi të luante me flamurin e LGBT-së, në Francë akuzojnë futbollistin e PSG-së për…krim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook