Pellg gjaku dhe rrobat e punës, zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, “shënjestra” e të shtënave punonte roje në një karburant. Autorët u afruan me motor dhe…

Screenshot 6

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e vendit ku mbeti i plagosur Dedë Planaj.

Burimet bëjnë me dije se ai punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.

Raportohet se autorët kanë qenë me motor, ndërsa kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga hetuesit 7 gëzhoja plumbash. Mësohet se Dedë Planaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Kujtojmë se Dedë Planaj është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt, i njohur ndryshe si “Kumbari”. Këtij të fundit iu bë atentat një vit më parë, ku si pasojë nuk mundi të mbijetonte.

Arena e Lajmit

Pellg gjaku dhe rrobat e punës, zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, “shënjestra” e të shtënave punonte roje në një karburant. Autorët u afruan me motor dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook