Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, media italiane: Ish-presidenti i Shqipërisë ndërroi jetë në një spital në Gjermani

The President Of Albania Visits Serbia

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Media italiane shkruan: Ish-presidenti i Shqipërisë është ndarë nga jeta sot në moshën 55-vjeçare.

“Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar mbi një muaj më parë, pas komplikimeve në mushkëri pas Covid. Ish-kreu i shtetit ka qenë deputet në dy legjislatura, deputet i Partisë Demokratike. Gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë dhe më pas të Brendshëm”, shkruan Ansa.it.

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë sot në një spital në Gjermani.

Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, media italiane: Ish-presidenti i Shqipërisë ndërroi jetë në një spital në Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook