Robert Levandovski mund të detyrohet të bëjë prapakthehu në fjalët e tij pas ndeshjes së fundit në kampionat me Bajern Mynih. Sulmuesi polak kishte deklaruar menjëherë pas asaj sfide se ndoshta ishte e fundit me fanellën e bavarezëve.
Por drejtuesit e klubit nuk mendojnë ta lënë të largohet aq lehtë dhe kanë vendosur t’i bëhen pengesë nëse sulmuesi polak nuk plotëson kushtet financiare. Bajerni kërkon 35-40 milionë euro për ta lënë të lirë, pasi ai ka kontratë edhe për një tjetër vit me këtë klub.
Ndaj fillimisht ishte Kahn ai që bëri të ditur se Levandovski nuk do të largohej por do të zbatonte kontratën, e më pas ishte edhe vetë presidenti i klubit, Herbert Hainer, i cili i mbylli derën largimit të polakut. “Unë e kam thënë edhe në ditët e kaluara, Levandovski ka një kontratë deri në qershor 2023 dhe do ta përmbushë. Ju them se nuk është i acaruar nga situata që është krijuar”, tha ai për “Suddeutsche Zeitung” duke frenuar për momentin çdo lloj bisede për largimin e tij.
Arena e Lajmit
Loading…