Rama inspekton punimet në “Sheshin e Flamurit”, ka një kërkesë të veçantë: Duam të bëjmë një instalacion….

Rama Vlore

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë për të parë nga afër punimet në “Sheshin e Flamurit”. Kryeministri është njohur me detaje me gjithçka është vendosur dhe do të vijojë në kuadër të këtij projekti. Rama ka shprehur dhe një dëshirë për të vendosur emrat e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë në një instalacion të veçantë.

“Kam idenë, duam të bëjmë një instalacion. Të vendosim emrat e të gjithë firmëtarëve në ca pllaka pak të çrregullta. I vendosni me emrat dhe janë transparente. I vendosim këtu me dritë poshtë që gjatë natës të lexohen. Me një mbajtëse që të ketë dhe ledin brenda”, tha Rama.

“📍Vlorë – Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë ku po marrin formë detajet e fundit të një hapësire urbane unikale, plot gjelbërim, hijeshi e atraksione për të gjitha moshat 🏗👷‍♀️👷🏼🌊☀️🌳, shkruan Rama në “Facebook”

Rama inspekton punimet në “Sheshin e Flamurit”, ka një kërkesë të veçantë: Duam të bëjmë një instalacion….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook