Video/Presidenti i ri/ Balla sërish ftesë tri grupeve parlamentare të opozitës: Të kontribuojmë të gjithë

Taulant Balla2

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat bëri me dije se procesi për presidentin e ri po shkon drejt fundit.

Gjithashtu ai theksoi se do të kërkojnë sërish dialog me tre grupet parlamentare të opozitës.

“Kushtetuta ka përcaktuar një mekanizëm zhbllokues, që ka të bëjë me faktin që askush nuk mund të marrë peng procesin apo zgjedhjen e presidentit. Nëse opozita ka dëshiruar të ketë një president që ta zgjedhë vetë, kjo nuk i bën nder askujt dhe besoj kemi ardhur në momentin e përmbylljes së këtij procesi , dhe ne do të kërkojmë dialog me tre grupet parlamentare të opozitës.”, tha ai.

Do ti riktheheni propozimeve?

Balla: Në raundin e katërt PS do të propozojë një kandidat apo kandidate në varësi të një procesi që ne po e vijojmë. Një forcë politike serioze bën edhe një proces paraprak për zgjedhje…Ne brenda forcë tonë politike do të bëjmë një diskutim të gjerë dhe të thelluar. Mbështetja do të merret siç e kërkon Kushtetuta me 20 firma dhe me rëndësi është që ky proces po shkon drejt përfundimit dhe dëshira jonë është që të gjitha palët të kontribuojnë.

Video/Presidenti i ri/ Balla sërish ftesë tri grupeve parlamentare të opozitës: Të kontribuojmë të gjithë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook