VIDEO/ Duartrokitje dhe përlotje, shihni lamtumirën e Dibala në ndeshjen e Juventusit

Paulo Dibala ka luajtur sot ndeshjen e tij të fundit në “Allianz Stadium” si një futbollist i Juventusit. Sulmuesi argjentinas do të largohet në fund të këtij sezoni nga bardhezinjtë duke i dhënë fund një karrierë që zgjati 7 edicione në këtë ekip ku për shumë vite ai ishte një nga idhujt e tifozerisë.

bandicam 2022-05-16 22-28-50-678

Në minutën e 78 të ndeshjes ndaj Lacios, trajneri Alegri vendosi t’i dhuronte Dibalas përshëndetjen e fundit me tifozerinë duke e larguar nga fusha e lojës dhe ishte e kuptueshëm që të gjithë u çuan në këmbë për të respektuar lojtarin dhe kontributin e tij në këto vite.

Ky i fundit u takua me shokët e skuadrës në fushë dhe u largua nga terreni dukshëm i emocionuar, duke mos kursyer një përqafim edhe me Alegrin, apo edhe me Kielinin i cili e priste në pankinë.

bandicam 2022-05-16 22-26-06-612

Edhe për të pastaj kishte një xhiro rreth stadiumit, për të përshëndetur tifozët e shumtë e për të bërë foto me disa prej tyre, të cilët nuk kursyen as lotët për këtë lamtumirë të argjentinasit.

bandicam 2022-05-16 22-29-28-072

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Duartrokitje dhe përlotje, shihni lamtumirën e Dibala në ndeshjen e Juventusit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook