“Po merrte fëmijët nga shkolla”/ Natalie Portman zbulon historinë gazmore me Chris Hemsworth: Ishte fshehur pas një peme

Për shumicën e prindërve, marrja e fëmijëve pas shkollës është diçka relativisht e thjeshtë – por kjo nuk vlen për Natalie Portman ose Chris Hemsworth.

Aktorja e “Black Swan” tregoi se kur po xhironte “Thor: Love and Thunder” në Australi, ajo pa njëherë 38 vjeçarin duke u përpjekur të merrte fëmijët e tij pa u vënë re.

“Fëmijët e Chris, gjatë periudhës së xhirimeve, erdhën në qytet dhe shkuan në të njëjtën shkollë me fëmijët e mi,” -tha Natalie në ‘Jimmy Kimmel Live’. “Një ditë, ne përfunduam në shkollë në të njëjtën kohë dhe unë u ndjeva shumë keq për të.”

Ndërsa aktorja, e cila është nëna e djalit Aleph, 11 vjeç dhe vajzës Amalia, 5 vjeçe, pranoi se Chris është “me të vërtetë i famshëm kudo“, ajo shpjegoi se ky faktor shumëfishohet në mënyrë eksponenciale në vendin e tij. Natalie pa Chris duke u përpjekur të fshihej pas një peme teksa priste fëmijët e tij – vajza India, 10 vjeç, dhe djemtë binjakë Tristan dhe Sasha, 8 vjeç.

Duke folur për këtë momenti, aktorja e Marvel-it me shaka i tha Sean Hayes: “Dukej si një sitcom i çuditshëm i superheronjve me kamionçinë në shkollë, e dini?” Fatmirësisht, Natalie tregoi se ishte një problem që ajo nuk e kishte përjetuar personalisht. “Unë jam e vogël dhe mund të kamuflohem me nënat,” tha ajo. “Pastaj ai hyn dhe është si një zot grek që po kalon!

Aktorja, e cila është duke ripërsëritur rolin e saj si Jane Foster në filmin e ardhshëm të Marvel, zbuloi se fëmijët e saj mezi presin veçanërisht ta shohin atë në ekranin e madh.

Ata janë vërtet të emocionuar për këtë,” -tha ajo. “Është shumë bukur të bëj diçka për të cilën fëmijët e mi janë vërtet të emocionuar, sepse zakonisht ata më thonë “Mos shko në punë, mami”. Tani, ata thonë: “Shko, shko, shko!””

“Po merrte fëmijët nga shkolla”/ Natalie Portman zbulon historinë gazmore me Chris Hemsworth: Ishte fshehur pas një peme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook