Të afërmit dhe shokët e Aleksandër Sadikajt kanë shprehur dhimbjen, por edhe ngushëllimet për ekzekutimin mafioz të të riut mesditën e të shtunës në Tiranë.
Bëjmë me dije se pas motrës së të riut dhe shokëve që ai kishte në memaliaj ka reaguar edhe reperi i njohur Finem.
Në një postim në instastory Finem shkruan: “U prehsh në paqe vëlla!”, shoqëruar me një foto të 27-vjeçarit me kalë, pas të cilëve ai ishte i apasionuar.
Kujtojmë se Aleksandër Sadikaj u vra në një shpërthim të fuqishëm, pasi në automjetin që ai udhëtonte u vendos 500 gram C4. 27-vjeçari ishte mik i shumë vipave nw Shqipëri. Ai kishte ngritur një biznes në memaliaj dhe atje shkonin shumë personazhe të njohur.
Edh enë varrimin e Sadikajt, morën pjesë shumë reperë dhe personazhe publikë.