Video/ Propozimi i avokat Ngjelës: Duhen 2 polici paralele që të godasin krimin në Shqipëri. Zheji: Zgjidhje më e mirë se sa vettingu

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela propozoi sot ngritjen e dy policive, pa lidhje organike me njëra-tjetrën, në mënyrë të tillë që të luftohet krimi. I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ Ngjela tha se SPAK nuk ka ‘krah’ për të luftuar krimin e organizuare.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se krijimi i dy strukturave policore do të ishte më mirë se sa vettngu që nuk u bë kurrë në radhët e policisë.

Ngjela: Duhet urgjent që të dalë policia e dytë, karabinierë domosdoshmëri. Polici paralele që godasin krimin. Duhen dy polici që nuk kanë lidhje organike me njëra-tjetrën. E lanë, hynë bashkë në korrupsion dhe ka fituar krimi në Shqipëri. A ka nisur krimi që të goditet? po nga SPAK. Por SPAk nuk ka krah. Thonë se do vijnë 15 specialistë ngva SHBA. Nuk është vetëm Dumani i penduar, janë 4. Duhen dy polici.

Zheji: Rastet e korrupsionit më masiv në radhët e policisë janë gjetur, edhe në karabinieri janë gjetur. Aty kanë një strukturë ushtarake, janë gjeneralë. Policia e shtetit është mbështesë ndaj karabinierisë. Është trup elitë policeske, anti-krim e Republikës Italiane. E bëri dhe Zogu këtu një tentativë me xhandarmëri, por nuk eci. Kur vjen një forcë politike heq gjysmën e policisë. Kur bëhen pisllëqe, këta policët e mi mbyllin sytë. Reforma është një reformë që ka një kushtetutë të vetën që nuk varet nga qeveritë, bëhet e paprekshme, krijon imunitet. Çfarëdo kalimi nga një mazhorancë në një tjetër, ajo mbetet e paprekshme.

Ngjela: Krimi nuk është si atëherë, është në nivelet shumë të lartë (Kur isha unë ministër i drejtësisë), pasi ka para më shumë se shteti. Çdo njeri që vjen hap ato që të ndihmojë partinë e vetë. I çon gjithë njerëzit ordiner jo specialist në polici. Në polici nuk është kështu, pasi shkon kushdo. Ka një shumësi që duhet ndaluar, se është tepër dhe të ngrihet policia tjetër, karabinieria, apo xhandarmëria. Kjo është domosdoshmëri.

Zheji: Para disa vitesh, pas largimit nga ministria e Brendshme të zotit Tahiri, u fol për vettingun në polici dhe nuk u bë. Rama tha; do përdorim edhe makinat e të së vërtetës për të parë se kemi informacione se krimi i organizuar ka burime në polici. Vijnë pak arrestime që janë bërë, ato kanë ardhur nga policët e huaja. Dumani u dorëzua se u dekonspirua. Ai, Duami kishte një luftë me bandat, dhe lajmëroi policinë.

Ngjela: Mua s’më duhet se ça është bërë. Por nuk e kemi ditur se duhen dy polici antikrim, kjo klasikja dhe një më e organizuar.
Zheji: Krijimi i dy policive, më mirë se sa vettingu.

Arena e Lajmit

Video/ Propozimi i avokat Ngjelës: Duhen 2 polici paralele që të godasin krimin në Shqipëri. Zheji: Zgjidhje më e mirë se sa vettingu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook