“Ndërkombëtarët takuan Alibeajn”, Ngjela zbulon arsyen përse Berisha organizoi Kongresin: Mendon se me ardhjen në krye të PD…

Ngjela3

Avokati Sparkat Ngjela, në emisionin ‘Pikat mbi i’ në News24 u shpreh se prezenca e Sali Berisha në arenën politike i ka sjellë një dëm shumë të lartë Partisë Demokratikë në funksion të zgjedhjeve.

“Erdhën ndërkombëtarët e takuan Saliun? Jo takuan Alibeajn”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai shtoi se situata aktuale në PD është e vështirë, dhe se sipas tij Berisha mendon se nëse qëndron në krye të PD, do t’i hiqet non-grata.

Ngjela: Situata e opozitës është e vështirë. Saliu doli non-grata në Amerikë. Saliu tha do të bëj Kongres me të drejtë, dhe mblodhi firmat, por përse nxori një lëvizje tjetër? Arsyeja sepse nuk kishte firma. Saliu nuk ka zgjedhur ndonjëherë rrugë ligjore, çfarë kryetari është ai që bëri një Kongres ilegal, një kongres fiktiv. Hajde shkojmë bashkë në psikiatrinë e Tiranës, kemi 6 sundues të botës atje, ashtu thonë ata.

Prezenca e zotit Berisha në arenën politike si ndikon në ekuilibrat e politikës?

Ngjela: I ka sjellë dëm të madh PD, mendon se po të quhet ky kryetar i PD do t’i heqin non-gratën. Të kujtojmë se lëvizjen e nisi pas non-gratas dhe këtu të çon logjika.

Zheji: PD gjysmat e tagrave i ka dhe gjysmat nuk i ka. Besoj se ligji do të detyrohet të ndjekë politikën. Sulmi që doktori i bëri SPAK ishte i rëndë. Besoj se SPAK për momenti po puno mirë.

“Ndërkombëtarët takuan Alibeajn”, Ngjela zbulon arsyen përse Berisha organizoi Kongresin: Mendon se me ardhjen në krye të PD…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook