Sipas gazetarit të “Sport Bild”, Tobi Altshefl, Bajerni ka intensifikuar ndjekjen për sulmuesin e Shtutgartit, Sasha Kalajxhiç. Sigurisht, kjo vjen në lidhje me lajmin se Robert Levandovski nuk do të rinovojë kontratën me klubin.
Megjithëse Bajerni mund të mos e ketë domosdoshmërisht Kalajxhiç në ‘nivelin e lartë’ të zëvendësuesve të Levandovskit, klubi e vlerëson atë shumë dhe ai është një alternativë e përballueshme për disa nga lojtarët e tjerë që mund të jenë në treg si p.sh. Patrik Shik i Bajer Leverkusenit ose Darvin Njunez i Benfikës.
Ndërkohë që Didi Haman tha për Kalajxhiçin se është një nga sulmuesit më të mirë në Bundesligën gjermane.
Arena e Lajmit
Loading…