Si Kendall Jenner dhe Devin Booker po mbështesin njëri-tjetrin edhe pas ndarjes

Kendall Jenner dhe Devin Booker po vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrit – ose të paktën në rrjetet sociale – pas ndarjes së tyre.

Vetëm disa ditë pas ndarjes së modeles dhe lojtarit të ‘Phoenix Suns’, ndjekësit vunë re se të dy u kanë bërë ‘like’ postimeve të njëri-tjetrit në mediat sociale më 26 qershor. Kendall pëlqeu një foto të Devinit në lojën vjetore të softballit të bamirësisë ‘JUGLIFE’ dhe Devinit pëlqeu fotot e fundit të Kendall, e cila përfshinte foton duke bërë banja dielli nudo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Devin (@dbook)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

Një burim i afërt me Kendall tha për E!News se modelja dhe atleti kanë patur disa probleme kohët e fundit dhe janë ndarë për rreth një javë e gjysmë. Lajmi erdhi rreth një muaj pasi Kendall dhe Devin morën pjesë së bashku në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

“Ata kaluan shumë bukur në Itali së bashku. Por sapo u kthyen, ata filluan të ndiheshin sikur nuk ishin në një linjë dhe e kuptuan se kishin stile jetese shumë të ndryshme. Kendall i tha Devin]se donte hapësirë ​​dhe kohë të ndarë.” -raportoi E!News.

Megjithatë, burimi i brendshëm tha se Kendall dhe Devin “kanë qenë në kontakt” që nga ndarja dhe ata “kujdesen për njëri-tjetrin”.

Kendall dhe Devin filluan të takoheshin në vitin 2020. Dhe ndërsa fansat u njohën me disa detaje në romancën e tyre—si p.sh. Kendall duke brohoritur për Devin në ndeshjet e basketbollit, duke i parë ata të ndajnë dedikime në rrjetet sociale ose të shijojnë një mbrëmje jashtë—të dy e mbajtën pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre private.

“Mendoj se kjo e bën jetën time shumë më të lehtë,” -tha Kendall gjatë ribashkimit të ‘Keeping Up With the Kardashians’, i cili u transmetua qershorin e kaluar, “dhe marrëdhënien tonë shumë më të mirë, të jem e sinqertë… Thjesht ndihem sikur është një çështje private dhe jo që dikush tjetër ta gjykojë apo ta dijë”.

Por a ka mundësi që Kendall dhe Devin të kthehen së bashku një ditë? “Ata të dy shpresojnë ta bëjnë këtë punë”, tha burimi për E!News, “por që tani janë të ndarë”.

Si Kendall Jenner dhe Devin Booker po mbështesin njëri-tjetrin edhe pas ndarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook