Nëse nga fotot do të tentonit të hamendësonit moshën e saj me siguri do të gabonit.
Po flasim për këngëtaren italiane Sabrina Salerno, e cila nga postimet e saj ne Instagram nuk të jep përshtypjen e një 54-vjeçarje. Show-girl-i italian së fundmi ka vendosur të shijojë disa ditë pushimi në brigjet aziatike.
Këto momente relaksi, prezantuesja televizive nuk ka nguruar t’i ndalë edhe me ndjekësit e saj. Sabrina duket tepër joshëse teksa shfaqet me bikini. Përpos fotove me bikini të zinj, ajo ka pozuar edhe me një këmishë të bardhë, e cila është pothuajse e tejdukshme, duke mos i lënë vend imagjinatës.