“Kënaqësi të kalosh nga serat e Herbertit, pikë moderne grumbullimi”/ Fermeri në Vlorë ia merr këngës, Rama: Prandaj rritet domatja këtu

Edi Rama

I shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Vlorë ka zhvilluar një takim me fermerë duke u njohur nga afër me tregtimin e produkteve bujqësore.

“Kënaqësi të kalosh nga serat e Herbertit, i cili tashmë me mbështetjen e AZHBR do të ketë një pikë moderne grumbullimi, përpunimi dhe tregtimi të produkteve bujqësore me kushte optimale”, shprehet Rama.

Rama: Këtu mund të vazhdosh të marrësh toka me qira dhe ta zgjerosh.

Fermeri: Duhet të shkojmë me mundësitë tona të krahut të punës

Nuk kanë munguar edhe notat e humorit, ndërsa fermeri ka kënduar në ritmet e muzikës së huaj.

Rama: Prandaj rritet domatja këtu.

Fermeri: I këndojmë.

Arena e Lajmit

“Kënaqësi të kalosh nga serat e Herbertit, pikë moderne grumbullimi”/ Fermeri në Vlorë ia merr këngës, Rama: Prandaj rritet domatja këtu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook