Duket se Juventusi kërkon të ngrejë një ekip për të fituar titujt më kryesorë në vend dhe në Europë dhe për këtë gjë po mendon të afrojë disa emra të mëdhenj të futbollit.
I pari padyshim është Pol Pogba, i cili është shumë pranë rikthimit te “Zonja”, pasi u gjend dhe gjuha e përbashkët e agjentit të francezit dhe drejtuesit të klubit.
Nga ana tjetër është Angel Di Maria, i cili këtë sezon nuk ka dhënë aq sa pritej dhe mendon të largohet nga PSG. Gjithashtu dhe ai e pëlqenë idenë të luajë në Itali me Juventusin, por bisedimet serioze ende nuk kanë filluar.
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është Ivan Perisiç. Padyshim, një nga lojtarët më të mirë këtë sezon te Interi, për të mos thënë më i miri. Kroati ka treguar vlerat e tij, jo vetëm në mesfushë, por dhe në mbrojtje e në sulm. Këtu gara është e vështirë pasi Çelsi ka gjetur një akord me kroatin, por ky i fundit përflitet se pëlqen të qëndrojë në Itali dhe të firmosë me Juven.
Arena e Lajmit
Loading…