Dy mungesa të sigurta ndaj korçarëve, ja si ndryshon Vllaznia

Ekipi i Vllaznisë do të luajë një ndeshje të lehtë në letër, por që nuk pritet që të jetë e tillë në fushë ditën e shtunë ndaj Skënderbeut. Tekniku Plori do të ketë dy mungesa për këtë përballje. Dyshja Krymi dhe Gjurgjeviç do të mungojnë për arsye të plotësimit të numrit katër të kartonëve të verdhë. Mesfushori shkatërrues, Ardit Krymi, është një nga pikat më të forta të ekipit dhe një nga lojtarët, që tekniku nuk do ta ketë të lehtë për ta zëvendësuar.

VLLAZNIA

Ndërsa një tjetër mungesë është edhe ajo e sulmuesit Gjurgjeviç, por me sa duket për të alternativat nuk mungojnë. Një prej tyre është edhe ajo e brazilianit Viktor da Silva. Nga sa është parë edhe në dy seancat e fundit stërvitore, braziliani Viktor da Silva është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Një gjë e tillë ka ndodhur që pas dëmtimit që pësoi në muajin e kaluar. Fantazisti brazilian duket se e ka marrë veten plotësisht dhe me shumë gjasa pritet që të luajë në takimin e së shtunës ndaj Skënderbeut.

FORMACIONI – Tekniku Plori duket se i ka krijuar bindjet e tij për emrat të cilët do të hedhë nga minuta e parë për takimin e së shtunës. Nga sa mësohet, lëvizjet do të jenë sërish me pikatore nisur nga përballja e fundit ndaj Partizanit. Një nga më të mundshmit për të zënë vendin e Krymit shihet mesfushori Helvedin Heriç. Mirëpo, nisur nga rikthimi në stërvitje me kapacitetin e plotë të brazilianit Da Silva, një tjetër lojtar titullar në përballjen e fundit, që startoi takimin si titullar, pritet që të rrezikohet.

Kruja apo Ardit Hoxhaj mund të jenë në balotazh për një vend në formacionin e parë. Nisur nga kjo, formacioni, që pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë tekniku Plori, pritet të jetë i tillë. Në portë do të jetë Zogoviç, në mbrojtje katërshja Gurishta, Adili, Bulatoviç e Hakaj. Në mesin e fushës pritet që të jetë treshja e përbërë nga Heriç, Jonuzi e para tyre Da Silva. Në treshen e sulmit pritet vetëm përzgjedhja, që do të bëjë mes dyshes Ardit Hoxhaj apo Kruja, ndërsa Latifi e Aralica pritet të jenë sërish pjesë e 11-shes së parë.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit

Dy mungesa të sigurta ndaj korçarëve, ja si ndryshon Vllaznia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook