“PD, drejt çarjes së plotë”! Blendi Fevziu: Qesharake, farsa e Alibeajt për Presidentin e ri. Rama si asnjëherë më parë mund të…

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën situatën në Partinë Demokratike, duke thënë se problemi më i madh mbetet se PD po shkon drejt çarjes së plotë.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuar”, gazetari Fevziu është shprehur se Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës. Sipas tij, qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin.

“Problemi më i madh është se PD po shkon drejt çarjes së plotë. Se sa e vogël është pjesa se di por mund të jetë në kufijtë e ekzistencës parlamentare. Alibeaj po mundohet të krijojë një lëvizje alternative ndaj Berishës, do kemi një palë zgjedhje ku një pjesë mund të hyjë me siglën shtëpia e lirisë dhe pjesa tjetër me siglën e PD dhe në fund kemi një bonus të ndjeshëm për maxhorancën.

Alibeaj e bën këtë sepse besoj se ai dhe një grup njerëzish mund të mbijetojnë përmes kontestimit të Berishës. Kam përshtypjen se ky grup kontestues mendon të përçajë PD. Nëse flasim për të mirën e opozitës dhe vendin jemi në një problem të madh. Besoj se Berisha dhe pjesa fituese duhet të bënte përpjekje të mëdha që minimalisht pjesa e larguar nga PD të ishte afruar, sepse mënyra sesi u përqas afrimi ishte e gabuar. Nuk është problemi se ky grup se ka bazën, por problemi është se ka lënë jashtë një grup parlamentar të madh dhe Rama mund të ketë 2/3 ose 3/5 si asnjëherë më parë.

Dhe tani nëse PD lë rrugëve 20 deputetë, sepse një pjesë janë me Alibeaj dhe një pjesë tjetër me Berishën, por ke nja 30 deputetë si elektron të lirë që vërtiten mes të dy grupeve ata kanë 30 vjet karrierë dhe nuk shkojnë dot te PD zyrtare, ndërsa te grupi i Alibeaj do të qëndrojnë ata që kanë ardhur në PD falë vullnetit të Bashës. Qesharake në këtë histori nuk është tentativa e Alibeajt për të qëndruar, por farsa e tij kur bëjnë sikur zgjedhin presidentin”, është shprehur Fevziu.

“PD, drejt çarjes së plotë”! Blendi Fevziu: Qesharake, farsa e Alibeajt për Presidentin e ri. Rama si asnjëherë më parë mund të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook