Aventurë e keqe për mesfushorin e PSG-së, Marko Verratin, i cili ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij Xhesika Aldi në Ibiza në vilën e Ronaldo “Fenomenit”.
Kampioni i Europës me Italinë ishte viktimë e një grabitjeje me një dëm prej 3 milionë eurosh duke përfshirë para, bizhuteri dhe orë.
Në momentin e grabitjes nuk kishte asnjë person brenda rezidencës, e cila ndodhet në Ibiza, ku prej ditësh është pushtuar nga futbollistët nga gjysma e Europës.
Vjedhja dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së dielës dhe denoncimi është kryer në komisariat në mëngjesin e sotëm.