“Reperët më të mëdhenj në Evropë, midis Tirane”/ Noizy ndan detajet e reja nga koncerti i tij (FOTO)

Një muaj më parë me anë të një postimi në Instagram, Rigels Rajku (Noizy) lajmëroi se këtë verë do të mbante koncertin më të madh në Shqipëri.

Më tej ai shtoi se koncerti do të ketë një kapacitet shumë të madh si dhe artistë special kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë ditës së sotme, reperi me anë të një Instastory ka rikujtuar edhe njëherë të ftuarit e tij në koncertin që do të mbahet më 14 gusht, në Tiranë. Noizy lajmëroi se do të sjellë reperët më të mëdhenj në Evropë për të performuar krah tij.

“Data 14 gusht. Do ju sjell repistat më të mëdhenj në Evropë midis Tirane,”-shkruan reperi shqiptar.

Gjithashtu, emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora,Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë artistë shqiptarë priten të ndezin “Air Albania” në gusht.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se farë permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe international, a jeni gati për ne Gusht?”-shkroi reperi në një postim në instagram disa kohë më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“Reperët më të mëdhenj në Evropë, midis Tirane”/ Noizy ndan detajet e reja nga koncerti i tij (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook