“Denoncimet për dhunë në familje, bilanc lufte”, Alibeaj: Si është sot gjendja e Komisariateve, kemi jetë të humbura! Av. e Popullit: Raporti i plotë në Kuvend

Alibeaj

Në Komisionin e zhvilluar këtë të martë, Enkelejd Alibeaj ka sjellë në vëmendje disa çështje më me ndikim të ditëve të fundit dhe jo vetëm.

Drejtuar avokates së Popullit Erinda Ballanca , Alibeaj shtroi pyetjen rreth situatës në Komisariatet në vend referuar edhe vdekjeve që kanë ndodhur brenda ambienteve të Komisaritateve.

Gjithashtu Alibeaj u ndal edhe tek dhuna në familje, duke shtuar se në polici janë referuar rreth 4 mijë denoncime.

“Lidhur më shtëpinë e të moshuarve në Fier, më rezulton se inspektimi nga ana juaj nxorri se ankesat ishin të pabaza, por investigimet nxorrët se jo vetëm nuk kishte ushqim , por edhe atë që ishte e merrnin punonjësit. Keni ju një panoramë që shteti iu ofron personave të moshës së tretë? Lidhur me të drejtën e heqjes së lirisië, marrë shkas nga ngjarja e 26 marsit, ku një i ri humbi jetën brenda Komisariatit në Kamëz për shkak të zjarrit, kemi disa ngjarje të tilla, ku Ilvi Meta humb jetën në Komisariatitn e Kavajës ku sipas policisë u vetëvra, ndërsa familjarët hodhën dyshime. A keni bërë hetime për rastet konkrete? Cila është gjendja sot e Komisariateve të policisë? Dhe një tjetër çështje është respektimi i jetës privatë! Sa i përket dhunës 4 mijë denonncime janë referuar në polici. Bilanc luftë mund ta quajmë. Po ashtu përmend edhe një ngjarje aktuale, video e publikuar kur tregohet një e re me qendër tradhtinë bashkëshortore, por çështja është tek publikimi pa fre dhe a është ngjarje që mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj si Avokat i Popullit? A ka nevojë për ndryshime ligjore dhe urdhrat e mbrojtjes a janë më një mjet efektiv? Kujtoj edhe mbrojtjen e të dhënave personale, e kam fjalën për patronazhistët.”, tha Alibeaj.

Nga ana e saj Ballanca tha se në Kuvend është dorëzuar një raport i plotë duke kërkuar edhe një dëgjesë.

“Raportet për abuzimet seksuale dhe dhunën në familje ia kemi depozituar në Kuvend dhe janë evidentuar problematikat për çdo fushë. Është i plotë dhe do të doja që ju të gjeni kohë dhe të bëni një dëgjesë”, tha Ballanca.

Gjithashtu Ballanca komentoi edhe rastin e nuses nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrrit duke tradhëtuar bashëkëshorti.

Ballanca kritikoi publikimin e videon në rrjete sociale.

“Një rast i turpshëm.Vajza u përbalt në të gjitha rrejtet sociale. Duhet të marrë fund vlerësimi i personave për shkak të seksualitetit të tyre. Vajzat, gratë e ndjejnë këtë presion dhe dhunë”, tha ajo.

“Denoncimet për dhunë në familje, bilanc lufte”, Alibeaj: Si është sot gjendja e Komisariateve, kemi jetë të humbura! Av. e Popullit: Raporti i plotë në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook