Brad Pitt zbulon filmin ku ka luajtur për të cilin sot “i vjen turp”

“Interview with the Vampire”, “12 Monkeys”, “Legends of the Fall” janë vetëm disa nga kryeveprat në të cilat ka luajtur si protagonist Brad Pitt.

Kur të gjithë mund të mendoni që filmi më pak i preferuar i Brad Pitt është “By the Sea” ku aktron krahas ish-bashkëshortes, Angelina Jolie, një film që trajton temën e divorcit të një çifti. Në fakt, nuk është asnjë film me ish-partneren e tij. Projekti i realizuar nga Pitt dhe që nuk i pëlqen aktorit është “Troy”.

What Brad Pitt and Angelina Jolie's Relationship Is After Becoming Legally Single

Një përshtatje e epokës së lashtë “Iliada” në të cilën Brad Pitt luan luftëtarin legjendar, Akilin. Në fillim aktori nuk u lejua të shprehte mendimin e tij për këtë film për shkak të kontratës, por sapo skadoi, ai zbuloi se Troy ishte filmi më i keq që kishte realizuar.

“Nuk ishte e dhimbshme, por kuptova se mënyra se si u trajtua filmi nuk ishte ashtu siç doja të ishte. Unë bëra gabimet e mia në të. Çfarë po përpiqem të them për Trojën? Nuk më pëlqen. Po më çmendte”, -deklaroi Pitt në një intervistë për New York Times.

Brad Pitt zbulon filmin ku ka luajtur për të cilin sot “i vjen turp”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook