“Vetëm në Shqipëri ndodhin gjëra si te Vllaznia”, Shkëmbi: Tirana do të jetë ndër të rrallat kampione që vazhdon të luajë futboll deri në fund

Bledi Shkëmbi ka analizuar sot në studion e “Sport News” në “News 24” ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar. Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, ai ka shpjeguar situatat e fundit kur mbeten pak javë deri në mbylljen e sezonit, duke e nisur nga shkarkimi i Plorit dhe emërimi i Josës te Vllaznia.

sdfsdsdsdfsdf

“Josa të Vllaznia? Mund të ndodhë vetëm në Shqipëri që dy-tre jave nga fundi shkarkohet një trajner e vjen një tjetër. Nuk shkon për shtat kjo situatë. Por në fund janë drejtuesit e klubit ata që dinë gjithçka dhe ne shohim dhe gjykojmë atë që ndodh nga jashtë.

Mendoj se ndoshta në klub kanë besuar te eksperienca e Mirel Josës, e shikojnë të vështirë. Ky është ndryshim vetëm për finalen, ndoshta për të dhënë një qetësi që e karakterizon me atë qe e njoh unë, ndaj është ndryshim për finalen. Me atë që moseksperienca e trajnerit të mëparshëm Plori ka detyruar drejtuesit të bëjnë ndryshim. Por me sa kam lexuar ish-trajneri do të jetë në staf dhe patjetër do të ndihmojë në këto javë trajnerin Mirel Josa.

Ndonjëherë fati të bën të jesh përballë në momente të vështira kundër ish-skuadrës, lojtarëve apo trajnerëve, ndodh shpesh në futboll. Me sa ndoqa fjalët e Josës, edhe për të është finale e veçantë, duket që ishte i pakënaqur nga largimi nga laçi. Në futboll është gara, egoja e fituesit që ndan këto momente për mirë apo për keq, shpresojmë të ketë fatin t’u tregojë kundërshtarëve që ishte i vlefshëm akoma për ekipin e Laçit.

Ndryshimet e trajnerëve? U duk që te Laçi u penduan për gabimin që është bërë, ndërsa te Vllaznia është ndryshe situata. Nëse te Laçi po e shohin që Duro ka dhënë qetësi dhe po vazhdon të fitojë e luajë mirë futboll, te Vllaznia duhet parë çfarë ndryshimi sjell në kaq pak kohë Josa. Nuk mund të presim vetëm ndryshim të madh përtej aspektit psikologjik te Vllaznia.

shkembi enxhi

Kupa? Janë ekipe si Laçi e Teuta që ë kërkojnë e kanë shkuar shpesh në Europë nëpërmjet saj, Vllaznia e ka kuptuar tani se mirë që ka shkuar në finale, se pavarësisht kampionatit që e filloi mirë dhe e shihnim si ekipi kryesor për të fituar titullin, po “zhgënjen” se në futboll ndodh edhe të mos jesh në maksimumin e asaj që pretendon.

Derisa të vijë finalja, sidomos për Vllazninë varet si do të shkojë në kampionat edhe në këto ndeshje që kanë mbetur. Ana psikologjike varet si do të jetë në finale, në futboll mund të ndryshojnë shumë gjëra se mund të ketë dëmtime, largime, probleme në skuadër. Janë momente të rëndësishme se mund të ndryshojnë filozofinë e trajnerëve, formacionin, lojtarë të rëndësishëm mund të mungojnë e të mos jenë në formë. Ndaj mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ditët para finales.

Është për t’u komplimentuar Tirana, skuadra, klubi, stafi e futbollistët ku në momentin që kanë siguruar titullin kampion, vazhdojnë të luajnë futboll të mirë. Kundër Vllaznië, një skuadre të fortë, duke mundur kundërshtarin. Shpresoj që në ndeshjet e mbetura që bëjnë të njëjtën gjë, do të jetë ndër të rrallat herë që një skuadër kampione vazhdon të luajë futboll të mirë dhe të luajë deri në fund.

E para është meritë e stafit teknik se janë ata që përgatitin skuadrën dhe e motivojnë, pa hequr mënjanë lojtarë si Seferi, Xhixha, Bekaj e Hoxhallari. Nëse ata mbajnë të njëjtin ritëm, është e detyruar e gjithë skuadra të ndjekë këtë grup lojtarësh. Shpresojmë që në ndeshjet e mbetura të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë.

Halili do 1,5 milion euro për Seferin? Unë më shumë e kuptoj që ndoshta Seferi është i pashitshëm, atë që çfarë presidenti kërkon t’u tregojë të gjithëve dhe se sa i rëndësishëm është Seferi për skuadrën. Pastaj në futboll shifrat ndryshojnë, kur vjen oferta vjen një lloj mirëkuptimi, për të lënë lojtarët e për më të mirën e tyre, janë momente delikate kur vijnë ofertat.

Situata me Shehin? Tirana, por sidomos në Shqipëri, klubet duhet të kenë durim dhe besim te stafet. Njerëzit që punojnë në klub si Shehi, Osmani e të gjithë, duket që kanë punuar, grupi i lojtarëve do të ruhet me 90% e më pas të bëhen disa përforcime.

Ecuria në Europë varet nga fati i shortit, edhe te kjo pjesë te Tirana duhet të tregohen të duruar e me këmbë në tokë se janë rivalë shumë të fortë por ndonjëherë nuk duhet të të bëjnë të demoralizohesh e të fillosh nga fillimi. Por Tirana do të kalojë ture, jam i bindur për këtë.

Kërkesa e Shehit është në një moment komod për të, se kur del kampion je komod në atë që kërkon. Është normale dhe besoj se klubi është dakord dhe në një linjë që ky grup të ruhet, brenda mundësive se ka lojtarë që u mbaron kontrata dhe mund të largohen. Por jam i bindur që Shehi do të firmosë shpejt e do të vazhdojë këtë rol.

Keqardhje për Dinamon dhe Skënderbeun, ndoshta vitin që vjen Kategoria e Parë do të jetë shumë më e fortë me skuadra e qytete me emër të madh. Është për t’u ndjekur edhe kjo kategori, unë e dija që ndoshta ishte pak vonë, se që nga trajneri ishin të dorëzuar, pas disa javësh me rezultate negative, se ai thoshte se kam edhe një vit kontratë e do luaj në kategori të Parë. Por kishte mundësi që të merrte rezultate e rikuperonte pikë, por ka marr vetëm 2 barazime.

Derbi? Nuk më pëlqen të paragjykoj çfarë do të ndodhë, por shpresojmë që Tirana dhe Dinamo të japin maksimumin dhe shpresojmë të jetë kështu. Derbi është ndoshta pa motivim por derbi mbetet gjithmonë i tillë. Futbollistët duhet të bëjnë mirë edhe në këto dy javë për të ardhmen e tyre. Këta të Tiranës për jashtë dhe të Dinamos për vitin tjetër se ku do të luajnë.

Titullin e golashënuesit e shoh te Seferi sepse e shikoj shumë serioz, e kam thënë shumë herë. E shoh gjithmonë të motivuar, duke dhënë maksimumin, nuk lë t’i shpëtojë asgjë gjatë lojës.

Gara për Europën? Partizani u nis nga poshtë në momentin kur u ndryshua trajneri. Stafi, klubi, arritën të kapin vendin e tretë, thuajse e siguruan Europën, është për tu përshëndetur, sidomos trajneri. Kemi ndryshim se Vllaznia me Kukësin nga lart po luftojnë për një vend. Janë ndeshje të vështira, Kukësin e shoh psikoli9gjikisht të avantazhuar se arriti të fitojë me përmbysje ndaj Dinamos, por varet nga çfarë lufte do të bëjnë kundërshtarët. Kjo është e rëndësishme.

Ku do të luaja tani nëse do të isha futbollist? Asnjëherë nuk më ka pëlqyer dhe nuk më pëlqen që ata që kanë luajtur disa vite para, të tregojnë kur isha unë, ku isha… Nuk më pëlqen. Por jam i bindur që do të isha në një kampionat të mirë me një ekip të mirë.

Superiorja nga viti në vit ka përmirësim, kampionati ynë shikohet më shumë dhe kjo është shumë e  rëndësishme. Çdo skuadër mundohet të përfitojë nga ana financiare edhe duke shitur lojtarë që më përpara ka ndodhur rrallë. Këto janë gjëra të mira për klubet se sa më të shëndoshë nga ana financiare, aq më mirë është.

Situata në Ukrainë? Deri para dy javësh kam pasur kontakte me disa bashkëlojtarë, dy shokë të mi u larguan në Poloni e pastaj u kthyen përsëri në Ukrainë. Një ish-futbollist ka ardhur në Shqipëri e jeton në Sarandë. Por gjithmonë me ethet e luftës, kanë problemin e familjarëve, që nuk dimë çfarë do bëjmë e do bëhet. Shpresojmë të mbyllet sa më shpejt kjo luftë për të gjithë, por sidomos për ata atje që e vuajnë shumë”, tha ndër të tjera Shkëmbi.

Arena e Lajmit


Loading…

“Vetëm në Shqipëri ndodhin gjëra si te Vllaznia”, Shkëmbi: Tirana do të jetë ndër të rrallat kampione që vazhdon të luajë futboll deri në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook