Video/ Balla kundër propozimit të Alibeajt, thirrje Konferencës së Kryetarëve: Të vijojmë me rendin e ditës për çështjen e presidentit

Taulant Balla2

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dalë kundër kërkesës së Enkelejd Alibeaj, i cili nuk pranoi që në rënd të ditës të Konferencës së Kryetarëve që të jetë edhe çështja e presidentit.

Balla tha se duhet të vijohet me rendin e ditës, që përfshin edhe këtë çështje.

“Nuk ka një taktikë të tillë në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ajo që ka rastisur është që përveç rendit të ditës së përcaktuar, është bërë dhe një urdhër nga kryetarja e Kuvendit për të përfshirë në mbledhjen e kaluar si sot një javë, për përfshirjen e raundit të radhës për zgjedhjen e presidentit.

Kjo nuk do të thotë se duke qenë se rendi i ditës është ekskluzivitet i kryetares së Kuvendit. në rast se një anëtar i konferencës së kryetarëve s’ka dëshirë që të marrë pjesë në diskutim, këtë se zgjidh konferenca. Është vendim i gjithsecilit. ndaj mendoj që të vazhdojmë me rendin e ditës. Duke qenë se e kemi vendosur një praktikë që duhet t’i qëndrojmë për përcaktimin e seancës plenare, ku të kemi dhe mediat. S’do të ishte e udhës që të nxjerrim jashtë mediat dhe më pas t’i thërrasim prapë. Jam kundër kërkesës së Alibeajt. I kërkoj Konferencës së Kryetarëve që të vazhdoj me rendin e ditës, që ka disponuar autorizimin nënkryetares së Kuvendit, Felaj.”, tha Balla.

Video/ Balla kundër propozimit të Alibeajt, thirrje Konferencës së Kryetarëve: Të vijojmë me rendin e ditës për çështjen e presidentit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook