Renditja provizore e Superiores/ Laçi i shtyn festën Tiranës, Partizani parakalon Kukësin! Ja si ndryshon tabela pas 3 ndeshjeve të luajtura

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 31-të të Superiores, ku nuk munguan surprizat. Në duelet e zhvilluara në orën 16:45, Laçi i Shpëtim Duros, triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Tiranës, duke i shtyrë festën bardhebluve, që tashmë janë 12 pikë larg vendit të dytë.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Ndërkohë në sfidën tjetër, Partizani mposhti Dinamon me rezultatin 3-1, në “Selman Stërmasi”, duke barazuar me pikë Kukësin. “Demat” janë pozicionuar përkohësisht në vendin e 3-të, për shkak të golavarazhit më të mirë. Për sa i përket Dinamos, “nëndetësja” e Vanilit, duket e “abonuar” me disfatat, teksa tashmë vetëm matematika e mban në lojë, pasi gjithçka tjetër po punon kundër tyre.

Humbje e hidhur edhe për Kukësin e Longos, që u mposht me rezultatin 4-1 nga Teuta, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”. Verilindorët tashmë rrezikojnë ndjeshëm pjesëmarrjen në Europë, ndërkohë që në krahun tjetër, kampionët në fuqi të Superiores, arritën të merrnin 3 pikë tepër të rëndësishme, që duket se kanë sjellë qetësi, për sa i përket mbijetesës. Vllaznia-Skënderbeu dhe Kastrioti-Egnatia, janë 2 sfidat e ditës së shtunë që do të përmbyllin këtë javën të 31-të të Superiores.

E PREMTE:

Partizani-Dinamo 3-1

Laçi-Tirana 1-0

Teuta-Kukësi 4-1

E SHTUNË:

Kastrioti-Egnatia 16:45

Vllaznia-Skënderbeu 16:45

Renditja

Arena e Lajmit

Renditja provizore e Superiores/ Laçi i shtyn festën Tiranës, Partizani parakalon Kukësin! Ja si ndryshon tabela pas 3 ndeshjeve të luajtura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook