“Shteti, aktor elektoral!”/ Alibeaj te ‘Ligjet’: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor s’funksionuan në 25 prill! Gogu: Praktikat e mirëadministrimit që KQZ aplikon jua sugjeroj t’i përdorni në parti

Alibeaj2

Në mbledhjen e sotme zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin për mosrespektimin e ligjit gjatë procesit të zgjedhjeve në 25 prill.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor nuk funksionuan. Gjithashtu shtoi se shteti u kthye në aktor elektoral.

“Cilësia ligjore e bërë në mënyrë të njëashme a vendosi në vështirësi procesin e zgjedhjeve? Kujtojmë edhe raportin e ODHIR , i cili ka thënë se Shqipëria duhet të sigurojë të dhënat personale të qytetarëve dhe se shteti duhet të votën e lirë. Dua të shtroj çështjen për votimin e emigrantëve, si edhe atë të patronazhistëve që besoj që vota e lirë dhe e fshehtë ka minuar procesin e votimit. Keni marrë masa dhe çfarë do të duhet të bëhet? Po ashtu dua të ndalem tek shitblerja e votës, si është trajtuar?. A ka njerëz të proceduar penalisht lidhur me shkeljet që ne kemi denoncuar dhe në të ardhmen çfarë masash janë duke u marrë që në zgjedhjet e tjera votimi dhe numërimi të jetë korrekt. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor synonin parandalimin që shteti të kthehej në aktor elektoral, por nuk funksionoi, pra e gjithë ngrehina ligjore nuk funksionoi”, tha Alibeaj.

Gogu: Kanë ndodhur zgjedhje në vendin tonë dhe ka humbur partia e Alibeaj dhe më pas kanë ndodhur përsëri zgjedhje në partinë e zotit Alibeaj dhe ka humbur sërish ajo pjesë që përfaqëson zoti Alibeaj. Nuk do të ishte keq të huazonin proceset dhe praktikat e mirëadministrimit zgjedhor që KQZ aplikon në administrimin zgjedhor në vend ti marrin  ti aplikojnë në parti dhe të shmangin dhe keqadministrimin që u ka ndodhur.

“Shteti, aktor elektoral!”/ Alibeaj te ‘Ligjet’: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor s’funksionuan në 25 prill! Gogu: Praktikat e mirëadministrimit që KQZ aplikon jua sugjeroj t’i përdorni në parti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook