Probleme për të arritur te Levandovski, Barcelona i propozon Bajernit shkëmbimin e bujshëm

Robert Levandovski është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Barcelonës, ku vetë sulmuesi polak po shtyn për një transferim te klubi katalanas.

pjimage (4)

Dëshira e Bajernit për të mos hequr dorë nga 33-vjeçari edhe në rast të një oferte ekonomike ka shtyrë katalanasit të mendojnë skenarë të tjera për të arritur te sulmuesi, duke i propozuar bavarezëve një marrëveshje shkëmbimi mes Levandovskit dhe sulmuesit holandez Depaj.

Sipas raportimeve nga “Goal”, Barcelona i është afruar klubit gjerman me këtë propozim si një zgjidhje për të kënaqur të dyja palët. Depaj do të pranonte me kënaqësi një transferim në Gjermani ku do të luante shanset e tij me pjesën tjetër të lojtarëve të sulmit.

Mbetet për t’u parë nëse Bajerni do të kënaqet nga ky propozim dhe do të lejojë më në fund transferimin e Levandovskit në Barcelonë.

PANORAAMSPORT.AL


Loading…

Probleme për të arritur te Levandovski, Barcelona i propozon Bajernit shkëmbimin e bujshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook