Mbërrin nesër në atdhe trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani, homazhe në Presidencë, të enjten përcillet në banesën e fundit

277158644 527061652118649 7459071617760594103 N

Pritet të mbërrijë nesër në atdhe trupi i pajetë i ish-Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në një spital në Berlin.

Mësohet se në nder të tij do të zhvillohen homazhe përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani

Mbërrin nesër në atdhe trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani, homazhe në Presidencë, të enjten përcillet në banesën e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook