Konte frikëson tifozët e Interit, Totenhemi i tij përgatit ofertën e majme për titullarin e zikaltërve

Antonio Konte duket se nuk i ka harruar futbollistët që ka drejtuar për dy sezone te Interi, me teknikun italian që ka vendosur sulmuesin e zikaltërve, Lautaro Martinez në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës.

LAUTARO 1

Konte shikon te argjentinasi zëvendësuesin e denjë të Herri Kejn i cili mund të largohet nga Totenhemi në përfundim të këtij sezoni. Sipas raportimeve nga “Mirror” Lautaro mund të jetë pikërisht zëvendësuesi i anglezit, me londinezët që janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e tij.

Konkurrenca për sulmuesin  nuk mungon me Arsenalin që është gjithashtu në garë për të marrë shërbimet e tij. Nga ana tjetër Interi edhe pse e konsideron si një nga lojtarët më të rëndësishëm do të ishte i gatshëm ta sakrifikonte argjentinasin nëse shifrat e ofruara do të ishin ato të duhurat për të ndihmuar kështu në rregullimin e problemeve financiare të klubit.

Arena e Lajmit


Loading…

Konte frikëson tifozët e Interit, Totenhemi i tij përgatit ofertën e majme për titullarin e zikaltërve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook