Formacioni ideal i karrierës, Marota e mbush me juventinë dhe vetëm një interist… për shkak të Venecias

Xhuzepe Marota ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme për punën që ka bërë gjatë të gjithë karrierës së tij në klube të ndryshme. E megjithatë, ai mendon se gjërat më të bukura në karrierë i ka bërë te Juventusi dhe kampionët më të mëdhenj që ka drejtuar dhe e kanë ndihmuar në punën e tij, kanë qenë në radhët e kësaj skuadre.

marota

Kjo kuptohet edhe nga një intervistë që ka dhënë për “DAZN” në Itali ku i pyetur për atë që duhej të ishte formacioni ideal i karrierës së tij, ai e ka mbushur me lojtarë të bardhezinjve.

“Duke luajtur me një 4-4-2, do të thosha Bufon në portë, pasi është një ikonë e futbollit. Pastaj djathtas Lihtshtajner, mbrojtës i lirë Luka Pelegrini, qendra tjetër është Kielini dhe si i majtë Maldera.

Në mesfushë vendos Pirlon, një lider i heshtur që ka përfaqësuar jashtëzakonisht shumë për mua. Vidal, një tjetër lojtar i cili më ka dhënë shumë, Lodeti dhe pastaj Rekoba, i cili në historinë time si drejtues ishte elementi më vendimtar për të ndryshuar rezultatin përfundimtar, më saktësisht për të shpëtuar Venecian. Në sulm, Del Pieron si numër 10 dhe pastaj për ndjesi personale, Anastasin”, tha Marota.

Arena e Lajmit


Loading…

Formacioni ideal i karrierës, Marota e mbush me juventinë dhe vetëm një interist… për shkak të Venecias

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook