Real Madridi humbi një ndeshje të parë gjysmëfinale të çmendur në Ligën e Kampionëve ndaj Mançester Sitit, por falë dopietës së Karim Benzemasë, madrilenët i kanë ende të gjitha shanset për finalen e Parisit. Francezi shënoi në fillim kur rezultati ishte 2-0 dhe më pak para fundit duke e çuar në 4-3 ndeshjen.
Por çfarë golash me peshë ishin ata! Ndonëse Benzema sapo kishte humbur dy penallti në një ndeshje në kampionat, ai qëndroi i ftohtë dhe shënoi me panenka! Karim Benzema është në formën e jetës së tij. Ai ka shënuar 41 gola në 41 ndeshje për Realin. Më shumë se kurrë në 17 vite si profesionist!
Dhe kjo në moshën 34- vjeçare! Shoku i skuadrës, David Alaba, tha për francezin se: “Është e pabesueshme ajo që ai po bën këtë sezon”. Ish-lojtari Mesut Ozil bëri thirrje në “Twitter” duke shkruar: “Jepini atij ‘Topin e Artë’!”
A është ai më i mirë se Robert Levandovski?
Eksperti i Sky Dietmar Haman tha për “BILD” se: “Këtë sezon duhet të thuash: po! Është e vështirë të mos mendosh ndryshe, me mënyrën se si Benzema po bëhet gjithmonë dhe më shumë protagonist në këtë sezon”. Fakti është se: Nëse Benzema fiton Championsin me Realin, do të ishte titulli i tij i pestë pas 2014, 2016, 2017, 2018.
Ai do të barazohej me rekordmenin Kristiano Ronaldo. Haman vazhdoi më tej: “Ai luajti praktikisht kundër të gjithëve dhe nëse themi që Reali ka shanse për t’u kualifikuar, kjo për meritë të francezit. Por në thelb: nëse do të kisha zgjedhjen, do të preferoja më shumë një Levandovski sesa një Benzema. Ai është sulmues më i kompletuar”, tha Haman. Vitin e kaluar Benzema ishte vetëm i katërti në zgjedhjet e futbollistëve botërorë pas Levandovskit, Mesit dhe Salahut, dhe në vitin 2022 ai është favorit kryesor për titullin e FIFA-s.
Sepse: Ndërsa Levandovski tashmë është kampion me Bajernin, polaku është jashtë Kupës së DFB-së dhe Champions-it. Benzema po bën gjëra jetike për skuadrën e tij e cila është e para në Spanjë dhe po luan shanset e saj për trofeun prestigjioz në Europë! Tre gola në raundin e 16-të ndaj PSG-së, katër nga pesë golat e Realit në çerekfinale kundër Çelsit dhe tani dopieta në Mançester tregojnë për momentin magjik të francezit në këtë sezon, i cili mund të na rezervojë magji të tjera.
Arena e Lajmit