“Nuk e dinim që ishte shtatzënë, s’dilte shpesh nga shtëpia”, ngjarja horror në Korçë, ja çfarë dëshmojnë fqinjët

Saveeee

Ngjarja e zbuluar sot në Korçë ku një nënë pasi kishte lindur fëmijën, e kishte mbyllur atë në një valixhe dhe e kishte fshehur për rreth një muaj në dollap, ka tronditur banorët e lagjes 15 dhe jo vetëm.

Fqinjët tregojnë për gazetaren Lorena Kodra se e dini se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishin në dijeni se ajo ishte shtatzënë sërish, ndërsa është nënë edhe e një djali adoleshent i cili dyshohet se vuan nga autizmi.

“Nuk e dija që ishte shtatzënë, nuk e kam parë, vuante nga probleme mendore, nuk dilte shpesh nga shtëpia. Nga hyrja nuk dilte, nuk e shikoja, ka dhe një fëmijë të rritur. I shoqi e dimë se është në Greqi, vinte shikonte djalin”, është shprehur një prej banoreve.

“Për ngjarjen nuk e di si ka ndodhur, por ajo është e sëmurë nga shëndeti mendor, ka dhe një djalë të sëmurë. Mjerë ajo! Burri vinte në Greqi, vjen i gjori, ka djalin. Nuk janë të ndarë, ai vete dhe vjen. Vinte e ëma, vinte i vëllai që e shikonin”, shprehet një tjetër.

Sakaq, bashkëshorti i saj i cili ishte kthyer një muaji nga emigrimi në Greqi, ka deklaruar në polici se gjatë kësaj periudhe ndiente erë të rëndë në banesë, por vetëm një ditë më parë kishte zbuluar valixhen me foshnjën e pajetë brenda në dollap.

Më tej ai ka deklaruar se fëmija nuk ishte i tiji. /BalkanWeb/ 

“Nuk e dinim që ishte shtatzënë, s’dilte shpesh nga shtëpia”, ngjarja horror në Korçë, ja çfarë dëshmojnë fqinjët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook