“Hajdeni se ma kanë vrarë babën”, djali i viktimës në Shkodër telefonoi policinë, 74-vjeçari invalid u përgjigj me…

Shkoder Automatiku (1)

Viktima e atentatit të sotëm në Shkodër, 74-vjeçari Lulash Qepuri rezulton invalid dhe sipas informacioneve të para nga policia ka qëlluar edhe ai me 16 plumba me armë automatik kallashnikov drejt autorëve.

Qepuri u dërgua në spital i plagosur rëndë, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shkodër. Ai tha se djali i viktimës ka marrë në telefon policinë dhe iu ka deklaruar se i kanë vrarë të atin. “Hajdeni se më kanë vrarë babën”, mësohet t’u ketë thënë djali efektivëve të policisë.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, teksa ka marrë në pyetje disa persona. Në 2011 Qepuri ka qenë i arrestuar për armë dhe drogë.

“Hajdeni se ma kanë vrarë babën”, djali i viktimës në Shkodër telefonoi policinë, 74-vjeçari invalid u përgjigj me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook