Olivia O’Brien sapo zbuloi se ajo dhe Pete Davidson ishin dikur më shumë se thjesht miq.
Gjatë episodit të 29 qershorit të podkastit “BFFs with Dave Portnoy, Josh Richards, and Brianna Chickenfry”, prezantuesi Dave Portnoy e vendosi Olivia-n në ‘karrigen e nxehtë’ duke e pyetur çfarë po ndodhte mes saj dhe yllit të Saturday Night Live. “Ku e dëgjuat këtë?” -pyeti Olivia. “Si e dëgjuat këtë?”
Dave më pas lexoi një mesazh anonim që shkruante se Pete ishte me Olivia para se të niste një lidhje me aktoren e ‘Bridgerton’, Phoebe Dynevor. Olivia konfirmoi se kjo ndodhi rreth tetorit 2020, por tha se ajo nuk mendonte se ndokush e dinte për këtë. Këngëtarja e “Josslyn” tha se Pete i mbylli gjërat me të përpara se të vazhdonte me Phoebe, duke thënë: “Ai më dërgoi mesazhe dhe tha: “Unë po shoh dikë tjetër. Pra, nuk mundem.”
Por e gjithë kjo ka ndodhur “shumë kohë më parë” dhe Olivia ende mendon se ai është një “djalë i mirë“. Për sa i përket asaj që e tërhoqi te aktori i humorit 28-vjeçar, ajo përmendi një sërë cilësish. “Ai është tërheqës dhe shakaxhi,” -tha ajo. “Dhe ai është vërtet i ëmbël.” Olivia tha gjithashtu se është shumë e bezdisshme se si djemtë nuk e kuptojnë atë kur bëhet fjalë për Pete.
Pete dhe Phoebe nuk e konfirmuan kurrë zyrtarisht romancën e tyre. Por ata e konfirmuan jozyrtarisht atë në prill 2021, kur u fotografuan duke u përqafuar dhe duke ecur së bashku në vendlindjen e Phoebe në Mbretërinë e Bashkuar. Ata më vonë morën pjesë në eventin e tyre të parë publik në Wimbledon, përpara se një burim t’i thoshte E!News se në gusht 2021 dyshja i kishte dhënë fund lidhjes. “Distanca e bëri shumë të vështirë”, -shpjegoi burimi në atë kohë. “