Nga ‘hapësira’ në Disneyland/ As Jeff Bezos dhe e dashura e tij nuk i thonë ‘Jo’ një dite në parkun e lojërave

CEO i ‘Amazon’ dhe themeluesi i ‘Blue Origin’, Jeff Bezos, bëri një pushim nga gara hapësinore për të shijuar një udhëtim në Space Mountain të mërkurën, kur ai dhe e dashura e tij Lauren Sanchez u fotografuan duke u argëtuar në Disneyland, në Kaliforni.

Bezos dhe e dashura e tij prej tre vitesh dukeshin si dy fëmijë ndërsa bënin xhiro e merrnin pjesë në lojërat e ndryshme. Çifti u shfaq me humor të mirë duke biseduar dhe duke qeshur së bashku ndërsa Lauren mbante për krahu të dashurit të saj. Gazetarja kishte zgjedhur një veshje ‘casual’: një palë xhinse të ngushta blu, një bluzë të bardhë dhe atlete. Ajo e kombinoi look-un me një kapelë blu të Monsters University, me sa duket e blerë në park, dhe syze dielli.

Bezos kishte veshur pantallona bezhë, një T-shirt gri dhe mbante po ashtu kapele dhe syze.

Lauren dukej paksa nervoze gjatë nisjes fillestare në slitë, e cila arrin shpejtësinë 55 milje në orë, duke e bërë atë udhëtimin më të shpejtë në park, por dukej se asaj i pëlqeu dhe u pa duke buzëqeshur më pas. Dyshja shoqëroheshin nga pesë truproja dhe dy guida turistike VIP.

Është e paqartë se kur saktësisht Bezos dhe Sanchez janë lidhur, por romanca e tyre u zbulua nga ‘National Enquirer’ në janar 2019, ndërsa ai ishte ende i martuar me ish-gruan e tij, Mackenzie Scott. Menjëherë pas kësaj, biznesmeni u nda nga gruaja e tij e mbi 25 viteve dhe nëna e katër fëmijëve të tij. Sanchez ishte gjithashtu e martuar kur lidhja e saj me Bezos u zbulua dhe ishte bashkëshorti i saj -bashkë-CEO i WME, Patrick Whitesell, – i cili thuhet se prezantoi dy të dashuruarit.

Bezos dhe Scott finalizuan divorcin e tyre në prill 2019, i cili ishte i njëjti muaj që Sanchez dhe Whitesell i dhanë fund martesës së tyre. Bezos dhe Sanchez bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në maj të atij viti, përpara se të niseshin në St. Barts për një arratisje romantike. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në janar të 2020-ës.

Nga ‘hapësira’ në Disneyland/ As Jeff Bezos dhe e dashura e tij nuk i thonë ‘Jo’ një dite në parkun e lojërave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook