VIDEO/ “Gatitu!”, dhe dy të shtëna pushkësh, policia e Kosovës nderon arkëmortin e ish-presidentit Nishani teksa kalon kufirin në Morinë

Nishani Ne Kufi

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur makina që mban arkëmortin e ish-presidentit Bujar Nishani kalon në pikën kufitare të Morinës. Gazetar Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb videon ku shihet se si punonjësit e policisë së Kosovës nderojnë ish-presidentin, duke respektuar protokollin.

Në sfond dëgjohen edhe të shtëna me pushkë, simbol në këto raste për të kujtuar një ish-drejtues shteti si dhe ish-ushtarak. Kujtojmë se ish-presidenti Bujar Nishani u nda nga jeta në një spital në Gjermani.

Pasi të mbahen sot homazhet në Presidencë, Nishani do të përcillet nesër për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Gatitu!”, dhe dy të shtëna pushkësh, policia e Kosovës nderon arkëmortin e ish-presidentit Nishani teksa kalon kufirin në Morinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook