Me apo pa titullin në “xhep”, Interi merr vendimin për të ardhmen e Simone Inzagit. Zbulohen prapaskenat

Me apo pa titullin në “xhep”, Simone Inzagi do të rinkonfirmohet sërish nga drejtuesit për të qenë përsëri në krye të pankinës së Interit.

INZAGI 1

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, shumë shpejt do të ketë një takim për të hedhur “të zezën në të bardhë”.

Kontrata aktuale e ish-teknikut të Lacios është me skadencë në vitin 2023 dhe me një pagë neto 4 milionë euro në sezon, ndërsa firma që me shumë mundësi mund të vijë nga java e ardhshme do të jetë me skadencë deri në vitin 2024 dhe me një rritje të pagës deri në 5,5 milionë euro në sezon.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Inzagi i ka arritur objektivat e klubit për të fituar trofe dhe nëse arrihet triumfi në javën e fundit të kampionatit për titullin kampion do të ishte një vit përrallor.

– Arena e Lajmit


Loading…

Me apo pa titullin në “xhep”, Interi merr vendimin për të ardhmen e Simone Inzagit. Zbulohen prapaskenat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook