Shënoi tripletën e parë në karrierë, heroi Hebaj: Në kampionatin shqiptar nuk ka diferenca, do të…

Sulmuesi i Teutës, Rubin Hebaj, shënoi tripletën e parë në karrierën e tij, duke bërë heroi ndaj Kukësit, në triumfin 4-1 që skuadra durrsake arriti në “Niko Dovana”. Sulmuesi shkodran foli pas ndeshje për mikrofonin e “Supersport”, duke u shprehur:

hebaj

3 GOLËSHI I PARË NË KARRIERË – Jam shumë i kënaqur. Kjo ndodhi vetëm për arsyen se ekipi provoi më shumë dhe besoi te vetja. Në kampionatin shqiptar nuk ka diferenca. Shpresoj të shënoj sa më shumë. Vetëbesimi ndikon shumë në ecurinë.

Unë gjithmonë jam munduar të jap maksimumin në karrierën time, disa herë nuk kam pasur fat dhe minuta e duhura. Do të vazhdoj të jap maksimumin.

Do vazhdoj të jem me këmbë në tokë. Me një ndeshje nuk mbaron kampionati. Shpresoj që të marrim prap rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës”, u shpreh Hebaj.

Arena e Lajmit

Shënoi tripletën e parë në karrierë, heroi Hebaj: Në kampionatin shqiptar nuk ka diferenca, do të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook