“Humbëm për gabime foshnjarake”, Longo surprizon me deklaratën: Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, kemi shumë presion nga mbrapa

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, foli pas humbje 4-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, ku foli për probleme te skuadra verilindore që vijnë nga mbrapa. Sipas italianit, skuadra sot bëri gabime foshnjarake:

bandicam 2022-04-29 21-47-34-207

HUMBJA DHE MUNGESAT- Nuk është e drejtë që të flasë për 7 mungesat e mbrëmjes së sotme. Është mungesë respekti për ata dhe futbollistët që luajtën. Bëmë gabime foshnjarake, para portës, kundër një ekipi me eksperiencë që vjet fitoi titullin kampion. Kemi humbur raste kur ishim 1-1 dhe 2-1.  Punojmë prej 9 muajsh, por pësuam në atë mënyrë golin e Dacit. Është për të ardhur keq.

Kjo ndodh kur ka presion dhe nuk dimë ta menaxhojmë. Ka presion nga mbrapa të cilat unë nuk do t’i zbuloj deri në fund. Ky është problemi i ekipit kur nuk ke shumë cilësi dhe kualitet. Kam kërkuar qetësi prej ditës së parë që erdha këtu, por askush nuk më ka dëgjuar. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në dy fazat e para, sepse luanim pa presion.

Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, është klubi që ka bërë merkato. Normalisht unë punoj për klubin dhe të mirën e tij.  Të gjithë gabojmë, jemi njerëzorë, por nuk mund të marr përsipër përgjegjësi që nuk i kam. Këto janë gjëra që mbeten mes meje dhe klubit si në çdo vend të botës.

Nuk mund të them që futbollistët që vijnë në janar, nuk janë futbollist me të njëjtën nivel. Kur ka shumë gjëra, janë rezultate që ndodhin”, u shpreh Longo.

Arena e Lajmit

“Humbëm për gabime foshnjarake”, Longo surprizon me deklaratën: Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, kemi shumë presion nga mbrapa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook