Roma është futur në garë me Juventusin për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Mançester Junajtid, Nemanja Matiç, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Tekniku portugez i verdhekuqve, Zhoze Murinjo, duket se kërkon të ribashkohet për herë të tretë me mesfushorin 33-vjeçar, të cilin e afroi kur ishte me Çelsin dhe më pas kur ishte me Mançester Junajtid.
Edhe Juventusi ishte shumë pranë firmës me Matiç, por duket se me ndërhyrjen e Murinjos në garë, gjërat për “Zonjën e Vjetër” mund të përkeqësohen.
Arena e Lajmit
Loading…