“Shtëpia e barit” në Kashar, gjykata lë në burg vetëm Ylli Sulajn, i dyshuari: E bëra unë, nëna dhe motra nuk kanë dijeni

545454545454

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli vetëm një prej të arrestuarve në lidhje me shtëpinë e barit të zbuluar pak ditë më parë në Kashar. Bëhet fjalë për Ylli Sulajn, i cili mori përsipër edhe fajin. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Prokuroria e Tiranës kërkoi masën arrest me burg për katër të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar ku kanë zbuluar një “shtëpi bari”, konkretisht për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj, dhe Xhevrie Sulaj, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, detyrim paraqitje.
Ndërkohë, togat e zeza liruan Xhevrie Sulajn, duke caktuar ndaj saj masën ‘arrest shtëpie’, për vajzën e saj Shqipe Sulaj, ‘detyrim paraqitje’, ndërsa Lufti Basha dhe Rifat Kuçi dhe Luan Sulaj u liruan.

Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie, kanë sinjalizuar policinë.

Avokati i të arrestuarve është shprehur se Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Shqipja punon 16 ore në fasoneri.

Sakaq Ylli Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij.

Sula ka kërkuar mase më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet  një ndërhyrje.

“Shtëpia e barit” në Kashar, gjykata lë në burg vetëm Ylli Sulajn, i dyshuari: E bëra unë, nëna dhe motra nuk kanë dijeni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook