I doli në mbështetje A$AP Rockyt kur u arrestua, zbulohet kërcënimi që Donald Trump i bëri Suedisë për lirimin e reperit

Arrestimi i A$AP Rocky në Suedi disa vite më parë pothuajse shkaktoi një luftë tregtare ndërkombëtare pasi Presidentin i atëhershëm i SHBA Donald Trump  kërkonte lirimin e tij.

TMZ, shkruan se ministri suedez i Drejtësisë zbuloi informacionin se Trump kërcënoi se do të vendoste kufizime tregtare nëse A$AP nuk lirohej.

Ministri i Drejtësisë tha se kërcënimet e Trump ishin ngacmim klasik, duke shtuar: “Nëse mund të provoni të bëni diçka të tillë kundër Suedisë, çfarë do të përpiqeni dhe të bëni më pas ndaj vendeve pak më të dobëta që nuk e kanë Bashkimin Evropian pas tyre?”

Ministri tha se veprimet e Trump treguan qartë se sa thelbësore është të ngrihesh për demokracinë.

A$AP u arrestua 3 vjet më parë në Stokholm pasi ai dhe 2 truproja rrahën një tifoz jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe kjo u xhirua në video . Ata e goditën dhe shkelmuan djalin më pas e goditën me një shishe të thyer.

A$AP tha se djaloshi i kishte ngacmuar dhe u kishte hedhur epitete racore. Reperi u mbajt për më shumë se një muaj.

Trump u informua nga Kanye West dhe bëri një postim në Twitter për të shpreur mbështetjen e tij për A$AP, duke thënë: “Shumë i zhgënjyer nga kryeministri Stefan Lofven që nuk ishte në gjendje të vepronte. Suedia e ka zhgënjyer komunitetin tonë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara”, duke shtuar: “I pashë videot e A$AP Rocky, dhe ai po ndiqej dhe ngacmohej nga ngatërrestarët. Trajtoni amerikanët me drejtësi. #FreeRocky.”

Rocky u dënua për sulm, por atij iu dha një dënim me kusht dhe u lirua.

I doli në mbështetje A$AP Rockyt kur u arrestua, zbulohet kërcënimi që Donald Trump i bëri Suedisë për lirimin e reperit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook