Gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në Maliq, i cili u denoncua i zhdukur nga babai i tij, paraditen e sotme.
Trupi i pajetë i të riut Martin Çeço u gjet në rezervuarin e Kolanecit. Ndërkohë trupi i pajetë u transportua në morgun e spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Maliq
Në vijim të informacionit të sotëm, i cili bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, ju informojmë se ky shtetas u gjet i mbytur, në rezervuarin mbi fshatin Kolanec.
Trupi i pajetë u transportua në morgun e Spitalit Korçë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit